Kanye West tërhiqet nga ‘Coachella’ një javë para fillimit të festivalit

0
Kanye West tërhiqet nga ‘Coachella’ një javë para fillimit të festivalit
Gjigandi

Kanye West nuk do të performojë në ‘Coachella’ këtë vit, duke e lënë festivalin pa një artist që ishte planifikuar të ishte ndër performuesit kryesor.

Burimet e afërta me Ye kanë thënë për

TMZ

se ai ka vendosur të largohet nga performanca e tij në ngjarjen në Indio të Kalifornisë e cila fillon fundjavën e ardhshme.

Për më tepër ishte bërë e ditur se reperi Travis Scott duhej t’i bashkohej Kanyes në skenë, kështu që tani as ylli i hitit “Highest in the room” nuk do të jetë prezent.

RonaTyra

Foto: Getty

Aktualisht është e paqartë saktësisht se cila ishte arsyeja që Kanye po tërhiqet, por ai ka pasur disa muaj të vështirë duke sulmuar përmes postimeve të shumta në rrjetet sociale ish-gruan e tij Kim Kardashian, partnerin e saj të ri Pete Davidson dhe Travor Noah.

Sulmi i tij racist ndaj prezantuesit Travor Noah e pezulloi atë nga Instagrami për 24 orë mujin e kaluar, megjithatë reperi nuk ka posutar më asgjë që atëherë.

Foto: Getty

Pas largimit të West tashmë si titullar kryesor të festivalit mesin Billie Eilish, Harry Styles dhe Swedish House Mafia.

Travis në anën tjetër duhej të kryesonte festivalin në vitin 2020 përpara se të anulohej për shkak të COVID-19. Tifozët kishin shpresuar se ai do të kërkohej përsëri për vitin 2022, por organizatorët e ‘Coachella’ e larguan një mundësi të tillë pas tragjedisë në Astroworld.

Foto: Getty

Scott nuk ka performuar në një ngjarje të madhe muzikore që nga tragjedia ku mbetën 10 të vdekur dhe mijëra të lënduar.

Ndërkohë, Kanye nuk është parë në publik që nga 27 marsi nuk ndoqi nga afër ndeshjen e futbollit të Saint me Kim dhe North. /

abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu