Dy persona janë arrestuar nën dyshimin e vrasjes së 39 personave të gjetur të vdekur në një kamion në Essex. Perosnat e arrestuar janë një burrë dhe një grua, të dy 38 vjeç, nga Ëarrington, Cheshire. Detektivët janë akoma duke marrë në pyetje shoferin e kamionit me dyshimin e vrasjes. Viktimat, 31 burra dhe tetë gra, besohet se janë kineze. Policisë së Essex i është dhënë kohë shtesë për të marrë në pyetje shoferin Mo Robinson, të County Armagh në Irlandën Veriore, i cili u arrestua të mërkurën. Ekzaminimet në lidhje me shkaqet e vdekjes pritet që të të fillojnë së shpejti pasi 11 trupat e parë u transferuan nga Porti Tilbury në Spitalin Broomfield në Chelmsford.