Kaloi Vettingun, Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për gjyqtaren, Regleta Panajoti – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Komisioneri Publik ankimon në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për Regleta Panajoti, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

U kualifikua nga shkalla e parë e Vettingut dhe është përzgjedhur nga KED për tu emëruar si gjyqtare kushtetuese, komisioneri publik kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtares Regleta Panajoti.
Sipas Komisionerit Publik, Gjytarja, Panajoti nuk arrin një nivel të besueshëm të pasurisë, itegritetit moral e profesional për tu konfirmuar në detyrë. Panajoti është ndërkohë gjyqtare në Gjykatën e Tiranës.
Kujtojmë se vendimi nga KPK u dha me 26 qershor duke konfirmuar me shumicë votash në detyrë gjyqtaren e Tiranës Regleta Panajoti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu