Edhe pse jemi në kohë pandemie, kjo fare nuk e ka ndal Taib Kabashin, që t’i shijoi pushimet, që besa edhe i merituar pas suksesin që ka arritur me Prishtinën në kampionat.
Prishtina është nënkampione e Kosovës dhe ishte finalist i Kupës, padyshim që vlerësohet si sukses.
Puna e Kabashit si gjithmonë nuk shkon huq, ja bëhet kampion ose nënkampionë. Çudia është se, sa mbahet mend si trajner, gjithmonë ka arritur në pozitat e larta!
Tani, Kabashi, siç e thërrasin kolegët, profesori i nderuar, po kalon një pushim të merituar me familjen e tij! Ai është në bregdetin shqiptar, së shpejti do të kthehet në Mitrovicë.