Juventusi “shënjestron” talentin 18-vjeçar të Santosit

0
Gjigandi

Juventusi është gjithmonë shumë i kujdesshëm përsa i takon merkatos në Europë dhe jo vetëm. Bardhezinjtë, pasi kanë siguruar argjentinasit Soule e Barrenechea, kanë hedhur sytë nga sulmuesi i Santosit, Kaio Jorge.

18-vjeçari që cilësohet si Firmino i ri dhe përveç italianëve ndiqet edhe nga skuadrat e tjera të mëdha europiane, që janë vënë në garë për kartonin e tij. Brazilianët e Santosit e kanë bërë të qartë që futbollisti nuk largohet nga Brazili nëse në arkat e tyre nuk derdhet shuma e 50 milionë Eurove.

Kështu të gjithë pretendentët tashmë janë të paralajmëruar se për të arritur te Jorge nuk do të jetë aspak e lehtë. Gjithsesi “Zonja e Vjetër”, vazhdon ta monitorojë me kujdes të gjithë situatën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu