Juventusi në sulm për Aouar!
Juventusi vazhdon të ndjekë me interes talentin e Lyon, Houssem Aouar, të cilin bardhezinjtë e kërkojnë në formë huazimi për dy vjet me të drejtë blerjeje përfundimtare.
Mbyllja e Ligue 1, për shkak të Covid-19 ka lënë jashtë Kupave Europiane, pikërisht skuadrën nga “Groupama Stadium” dhe vlera e kartonit të mesfushorit mund të pësoi ulje nga 70 milionë euro të kërkuara nga presidenti Aulas, deri në 50 milionë euro.
Por Juventusi dëshiron të propozojë një metodë pagese jo të menjëherëshme, duke rrezikuar kështu të parakalohet nga konkurrenca e ekipeve të tjera që nuk mungon për Aouar.