Pas marrëveshjes së shkëmbimit Spinazola-Pelegrini të arritur midis Juventusit dhe Romës, një tjetër lëvizje pritet të ndodhë në aksin Romë-Torino në merkaton e verës.
Është përfolur se Juventusi dëshrion të sjellë në Torino mesfushorin Brajan Kristante, për të cilin është gati të ofrojë Rolando Mandragora, mesfushori italian i huazuar te Udineze.
Mirëpo, Juventusi ka dhe një ëndërr tjetër që mban emrin Nikola Zaniolo, sulmuesi shumë i talentuar italian pas të cilit janë vënë plot ekipe jo vetëm italiane, pavarësisht se për momentin vuan nga një dëmtim i rëndë të cilin shumë shpejt pritet ta lërë pas.
Për këtë të fundit, “Zonja e Vjetër” është gati të ofrojë madje dhe Frederiko Bernardeskin, që nuk është një titullar i padiskutueshëm, raporton “Tuttosport”. Por Roma nuk dëshiron ta humbasë të riun italian, të cilin do e linte të largohej vetëm në rast se do t’i duhet të rregullonte bilancin ekonomik pas pasojave që pritet të sjellë koronavirusi.