Juventus është një nga skuadrat e pakta europiane që ka realizuar goditjen e parë në merkato. Klubi bardhezi është përshëndetur me Pjanic dhe i ka hapur derën Arthur, por për të krijuar një skuadër kompetitive duhet përforcuar edhe reparti i sulmit.
Sipas Don Balon, Juventus duket se është vënë në kërkim të partnerit të CR7 në sulm. Portugezit i duhet një shok reparti që të lehtësojë depërtimet e tij dhe ato të Dybala.
Në kohën e Real Madrid, Ronaldo mund të mbështetej te klasi i madh i Benzema, por nuk do të jetë francezi që do të transferohet në Torino. Drejtuesit bardhezinj, në fakt, duket se kanë vënë në shënjestër Luka Jovic.
Serbi 22-vjeçar është transferuar në Madrid për 60 milionë euro, por nuk ka bindur në Bernabeu. Partici do të donte ta huazonte me detyrimin e blerjes.
Gjithçka do të varet nga çmimi që do të vendosin Los Blancos, por Don Balon ka folur për një shifër të përafërt me 40 milionë euro.