Juve i kundërpërgjigjet Lazios, në Genoa shënojnë 3 fantastikët

0
Gjigandi

Juventusi i kundërpërgjigjet Lazios me një fitore të thjeshtë 1-3 në transfertën e Marassit ndaj Genoas. Bardhezinjtë e patën shumë të thjeshtë të triumfonin ndaj skuadrës së Davide Nicolas.

Bardhezinjtë dominuan të gjithë takimin edhe pse për të gjetur golin që do të zhbllokonte shifrat duhet të prisnin fillimin e pjesës së dytë kur Paulo Dybala i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes vendase dhe mposhti Perin në minutën e 50-të.

Në të 57-ën ishte radha e Cristiano Ronaldos për të lenë shenjë me yllin portugez që realizoi një supergol nga distanca. Fitoren e Juves e vulosi Douglas Costa me një tjetër gol spektakolar, ndërsa golin e nderit për Genaon e realizoi Andrea Pinamonti.

Me këtë fitore Juvja shkoi sërish +4 pikë nga Lazio e vendit të dytë dhe +11 nga Interi që luan të mërkurën ndaj Brescias në San Siro.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu