Josa i ‘tërheq veshin’ Latifit: Kemi mbi 20 lojtarë, Vllaznia s’është vetëm ai

0
Josa i ‘tërheq veshin’ Latifit: Kemi mbi 20 lojtarë, Vllaznia s’është vetëm ai
Gjigandi

Pas 10 vitesh rikthehet në stolin e Vllaznisë. Kjo eksperiencë e re e Mirel Josës në Shkodër do të nisë me ndeshjen ndaj Egnatias, ku kërkohen pikë të çmuara për Kupat e Europës dhe mbijetesë. Kuqeblutë synojnë të parën, ndërsa rrogozhinasit qëndrimin në Superiore.

Pikërisht për këtë përballje po mendon Josa, jo për finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit. Për të gjitha këto, ai u shpreh në konferencën për shtyp: “Njohuri për Vllazninë kisha edhe më përpara se të vija këtu, por kur i sheh lojtarët brenda ambientit stërvitor krijon bindje të tjera. Të nxjerrësh konkluzione më përpara është gabim si për ne, si për pjesën tjetër.

Ndryshimet bëhen për mirë. Edhe nesër mendojmë të bëjmë disa ndryshime, jo në emra lojtarësh, por në mënyrën e lojës. Nuk e kam ndjekur shumë ndeshjen me Tiranën, por situata psikologjike pas çdo humbje nuk është e mirë.

Me pësimin e golave të shpejtë, lojtarët kanë pësuar një goditje dhe ende nuk e kanë marrë veten. Në këto situata mblidhet shumë shpejt vetja brenda vetë lojtarëve, por edhe me ndihmën tonë si staf. Egnatia është skuadër e vështirë.

Duhen respektuar të gjitha ekipet, aq më tepër kur Vllaznia këtë sezon nuk ka fituar kundër Egnatias. Nga gjysma e dytë e kampionatit, rrogozhinasit vijnë në konsolidim nga ndeshja në ndeshje dhe kanë zhvilluar sfida të mira, si ndaj Vllaznisë, por edhe me të tjerët. Egnatia nuk e ka siguruar mbijetesën. Një skuadër që do të luajë një finale ‘Play-Out’-i, do të luajë më lirshëm.

RonaTyra

Llogaritë tona janë për t’i fituar ndeshjet, pastaj gjërat e tjera varen nga skuadrat e tjera. Ne duhet të bëjmë punën tonë për të fituar dhe kapur Kupat e Europës. Largimet nga Vllaznia? Janë thashetheme merkatoje që për momentin i bëjnë keq skuadrës. Unë nuk kam folur për merkaton, më interesojnë lojtarët që kam.

Më vonë çdo skuadër do të bëjë merkato, kur t’i vijë koha. Nuk kam menduar shumë për finalen e Kupës së Shqipërisë, jam i fokusuar vetëm te ndeshja e radhës. Parimi im kryesor është të shoh ndeshjen e radhës.

Vllaznia nuk është vetëm Latifi, ne kemi mbi 20 lojtarë. Latifi ka cilësitë e tij si futbollist, unë e njoh që më përpara, por cilësitë e çdo futbollisti rriten në bazë të grupit që ka. Mua nuk më intereson individi. Vllaznia ka nevojë për Latifin, edhe për futbollistët e tjerë, që të jenë në gjendjen më të mirë për të dhënë maksimumin e tyre”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu