Prishtina merr kreun e tabelës në elitë por ka një ndeshje më shumë se Drita nga Gjilani.
Bardhekaltrit triumfuan në Vushtrri me rezultat 2:0, duke treguar formën e tyre dhe njëherësh janë kandidatët kryesorë për titullin e kampionit.
Sulmuesi Oto John është trim i fitores së Prishtinës. Ai realizoi në minutën e 12-të dhe në atë të 35-tën.
Pas 24 jave në elitën e futbollit të Kosovës, Prishtina udhëheq renditjen me 47 pikë, ka një pikë më shumë se Drita dhe Ballkani, ndërsa Vushtrria është në pozitën e 11-të me 16 pikë.