Joao Mario që ishte në huazim nga Interi te Lokomotiva e Moskës, ka bërë të ditur se e ka mbyllur aventurën me klubin rus.
Mesfushori portugez e përdori profilin e tij në “Instagram” për t’i dhënë lamtumirën klubit rus, të cilët nuk do ta përdorin të drejtën e blerjes.
“Unë do të doja t’i falënderoja të gjithë në Lokomotivën e Moskës, nga presidenti deri tek stafi stërvitës, kolegët e mi dhe tifozët, që më bënë të ndjehem ai në shtëpi gjatë këtij sezoni”.
“Ishte kënaqësi të luftosh me fanellën tënde dhe të luftosh për ngjyrat e tua. Po largohem me një ndjenjë shumë pozitive për momentet që kemi ndarë së bashku. Të gjitha më të mirat!”, ka shkruar ai.
Joao Mario ka luajtur 18 ndeshje në Ligën Premier të Rusisë këtë sezon, duke kontribuar me një gol dhe pesë asistime.
Kontrata e tij me Interin skadon në qershor 2022 dhe ai pritet të kthehet te klubi italian.