Lojtari i Olimpija Ljubiana, Endri Cekiçi ka postuar një foto në rrjetet sociale, ndërsa nuk kanë munguar as ngacmimet nga ish-lojtarët kuqezinj. Amir Rrahmani që luan në Itali me Veronën dhe Suad Sahiti, nuk kanë ngurruar të lënë komentin e tyre, teksa edhe pogradecari ka fjalën e vet.
Në foton e publikuar, është Sahiti që i flet me dialekt korçar talentit të shpresave kuqezi, ndërsa Rrahmani shkruan, “Jetë latinoamericano”. Miqësia mes tyre tanimë dihet, ndërsa këto ‘ngacmime’ janë bërë edhe më të shpeshta për shkak të pandemisë Covid-19 dhe izolimit të pjesës më të madhe të Evropës.