Latif Demolli shpesh e thotë: “Edhe nëse vdes sot, nuk më mbetet merak për asgjë”! Me të vetmin merak mund të shkojë në at botë, që asnjë medalje nuk e kanë fituar as në Kampionatin Evropian as në Kampionatin Botëror, dhe as në Lojëra Olimpike, prej se është Kosova shtet!
E dyta, vëllezërit Demolli, Latifi dhe Milazimi, ky i fundit më shumë njihet si Luli në Kosovë, janë mikpritës dhe zemra e huaj, kështu e thonë pjesa dërrmuese!
Është një jetë e çuditshme e tyre në aspektin sportiv, sepse Demolli përveç që ka qenë boksier i Prishtinës në vitet e 70-ta, ka qenë edhe gjyqtar federativ në ish Jugosllavi. Para se të ikte Latifi për në Bullgari, e kishte kioskën e tij në qendër të Prishtinës!
Latifi siç dihet në vitet e 90-ta jetoi e veproi në Bullgari, kishte lokalin e vet apo jetonte një jetë përrallore, që e lakmonin shoqëria e tij.
Pas luftës Demolli rikthehet në Kosovë dhe pas një kohe futet në Federatën e Boksit, ndërsa Milazimi punonte në administratë të Klubit të boksit Prishtina.
Milazimi apo siç njihet si Luli, ka qenë shumë i kujdesshëm në punën e tij në KBO Prishtina në vitet e pasluftës dhe i dashur edhe për botën e mediave.
Por tash e një kohë Luli punon si instruktor në njërën nga autoshkollat e Prishtinës, ndërsa vëllai i tij nuk mund t’i hiqet dashurisë së vjetër, nuk mund t’i ndahet boksit ku sot është gjyqtar ndërkombëtar i boksit dhe zëdhënës i federatës.
Vëllezërit Demolli janë të dashur edhe për shoqërinë sepse janë tejet të hareshëm në bisedë dhe kontribuojnë kudo që është nevoja. Kësaj radhe vendosën së bashku të shkojnë në pushime verore në kohë pandemie, duke kujtuar kohërat e arta të tyre në vitet e 80-ta. Latif Demolli e ka lënë jetën përrallore në Bullgari, duke u kthyer në lloçin e Kosovës.