Jep dorëheqje Duma, akuza të forta në drejtim të Lulzim Bashës

0
Jep dorëheqje Duma, akuza të forta në drejtim të Lulzim Bashës
Gjigandi

Rezultati i zgjedhjeve të së dielës në Shqipëri e ka goditur rëndë Partinë Demokratike. Në shumë qytete kanë përfunduar si partia e tretë.

Një ndër figurat më të fuqishme të PD-së, nënkryetarja Grida Duma ësht dorëhequr sot nga të gjitha funksionet brenda partisë.

Njoftimin e ka dhën vet deputetja Duma, e cila përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Partia Demokratike e Shqipërisë është në ditët më të vështira dhe se fajtori kryesor është Lulzim Basha.

Sipas saj kryetari Basha po negocion që dështimet e partisë t’i kthej në fitime të tija personale.

Postimi i saj i plotë:

RonaTyra

Partia Demokaratike e Shqipërisë është në ditët më të vështira, traumat e humbjeve të njëpasnjëshme nuk po rikuperohen sepse Lulzim Basha i përdor dhe negocion që dështimet e Partisë Demokratike t’i kthehen në fitime të tij.

Pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi me maturi politike të ndërmarrë akte të përgjegjshme dhe të kapë dorëheqjen, Lulzim Basha përdori një pakicë të zhgënjyerish për të goditur deputët, më të votuarit dhe më përfaqësuesit e Partisë Demokratike.

Fakti që Lulzim Basha nuk largohet edhe pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi dorëheqjen na kërkon të gjithëve vendimarrje për shpëtimin e demokratëve të salrifikuar një dekadë.

Megjithëse personalisht nuk kam asnjë përgjegjësi në vendimarrje dhe ia kam shkruar e lënë të dokumentuara vendimet e dëmshme sot deklaroj që jap dorëheqjen si Nën/Kryetare e Partisë Demokratike, duke qenë ky vetëm një prej vendimeve të domsdoshme për demokratët.

Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu