Javi Martinez mund të largohet nga Bayern Munich këtë verë pas tetë sezonesh të kaluara në Gjermani.
Sipas mediumit gjerman Kicker, spanjolli po e zhvillon sezonin e fundit në klub dhe mund të largohet.
Martinez ka mbetur pa minuta në mesfushë, pasi Joshua Kimmich dhe Thiago Alcantara janë të preferuarit.
31-vjeçarit në Bavari ka pasur shumë dëmtime, por ka zhvilluar 232 paraqitje me ekipin e parë për Bayern që kur u transferua për 40 milionë euro nga Athletic Club Bilbao në vitin 2012.
Martinez do të mbetet pa kontratë në verën e vitit 2021, kështu që klubi mund të vendos që të fitojnë para me shitjen e tij.