Ylli i Real Mdridit, Thibaut Courtois, do të martohet me të dashurën e tij, modelen Mishel Gerzig, pas një propozimi romantik. Courtois u gjunjëzua mbi një gju gjatë pushimeve verore në një mjedis mahnitës, ndërsa Gerzig pranoi me kënaqësi të bëhej gruaja e tij, për të përmbushur kësisoji javën e ëndrrave të portierit.
Kujtojmë se Courtois ishte heroi i finales së Champions League më 28 maj, në Paris, duke evituar plot 9 raste të pastra për gol dhe likujduar Liverpool-in. Supermodelja izraelite u shfaq në mediat sociale dhe ndau foto nga propozimi i ish-yllit të Chelseat. Përkrah fotos shkroi: “Po, një jetë me ju”.
Ishte me vend që dyshja të njoftonte lidhjen e tyre në Instagram, pasi aty u njohën, kur belgu u fut në DM e Mishelit. Courtois e udhëhoqi Realin drejt titullit të 14-të evropian me një paraqitje si “njeriu i ndeshjes” në finalen e Ligës së Kampionëve.
30-vjeçari nuk ishte në gjendje të bashkohej me Belgjikën për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Holandës për shkak të një dëmtimi. Ish-portieri i Atletico Madridit përfitoi nga ajo kohë e rrallë pushimi për të organizuar një udhëtim romantik me Gerzig dhe për t’i bërë pyetjen: A do të martohesh me mua?
Courtois e shpalli publikisht lidhjen e tij vitin e kaluar dhe çifti janë jashtëzakonisht mbështetës për karrierën e njëri-tjetrit. Portieri belg ishte ulur në rreshtin e parë gjatë njërës prej shfaqjeve të saj të modës, duke prezantuar të brendshme, muajin e kaluar.
Gerzig është tifoze e rregullt në “Santiago Bernabeu” dhe brohorit për bashkëshortin e saj të ardhshëm nga tribuna.