Miss BumBum denoncon Pique: Më kërkoi përmasat e të pasmeve, ndërsa ishte me Shakira

0
Miss BumBum denoncon Pique: Më kërkoi përmasat e të pasmeve, ndërsa ishte me Shakira
Gjigandi

Thashethemet për tradhti në çiftin Shakira dhe Gerard Piqué nuk kanë të ndalur tani që kriza në çift është në ballinën e mediave. Të shumtë do të jenë ata që do të tentojnë të përfitojnë nga kjo çështje dhe për momentin është modelja e Instagramit “Miss BumBum”.

Ajo ka rrëfyer se mbrojtësi i Barcelonës e ka kontaktuar përmes rrjetit social për ta pyetur për masën e të pasmeve të saj. Suzy Cortez quhet modelja braziliane, e cila njihet më shumë si “MiSs BomBom” për të pasmet e saj të shkëlqyera, të cilat i sigurojnë shumë ndjekës virtualë.

Ajo ka zbuluar mënyrën se si është njohur me Piqué. Mesa duket dhe siç tregon ajo vetë në prononcimet e dhëna për gazetën NY, ka qenë futbollisti ai që i ka dërguar mesazhe, duke e pyetur për madhësinë e të pasmeve të saj.

Madje, modelja 32-vjeçare ka bërë të ditur se disa prej mesazheve që lojtari katalanas i ka dërguar nuk kanë qenë të këndshme. “Ishte ai që më dërgoi mesazhin më të drejtpërdrejtë. Të vetmit lojtarë të Barcelonës që nuk më dërguan asgjë ishin Messi dhe Coutinho. Ata janë burra të mrekullueshëm dhe i respektojnë shumë gratë e tyre. Shakira nuk e meritonte këtë”, – tha Cortez.

RonaTyra

Modelja me të pasme të mëdha ka treguar edhe se si ka qenë kontakti i parë me lojtarin e Barcelonës. Mesa duket gjithçka ka ndodhur falë një prej ish-presidentëve të klubit katalanas. “Isha mikeshë e ish-presidentit të Barcelonës, Sandro Rosell. Kur Pique e mori vesh, ai kërkoi numrin tim në atë kohë dhe më dërgoi një mesazh.

Kur u ktheva në Brazil më shkroi direkt në Instagramin tim, duke më pyetur se kur do të kthehesha në Evropë. Gjithmonë më pyeste sa e madhe ishte prapanica ime, më thoshte se ishte xheloz për adhurimin që kisha ndaj Messit”.

Në fakt, tani që problemi në çift që kanë Shakira dhe Piqué është i njohur, Suzy ka vendosur ta japë këtë informacion. “Nuk e kam thënë kurrë këtë nga respekti për Shakirën, por tani do t’ju tregoj gjithçka që di dhe më ka ndodhur mua”, – tha Cortes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu