Kreu i Skenderajt, Bekim Jashari përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se ka pranuar donacion nje autoambulancë nga mergimtari Blerim Selimi .
Ai është shprehur falenderues ndaj z.Selimi per ndihmën e madhe ne këtë kohë të veshtir,transmeton “Bota sot”.
Postimi i plotë:
Sot pranova donacion një autoambulancë nga mërgimtari Blerim Selimi, nga fshati Kuçicë, i cili jeton dhe vepron në shtetin suedez.
Vetura e dhuruar do të përdoret për nevojat e stafit të Qendrës së Mjekësisë Familjare, këtu në Skenderaj.
U shpreha përzemërsisht falënderues ndaj z. Selimi, për këtë ndihmë të madhe në këtë kohë të vështirë për gjithë vendin.
Bashkë për një mirëqenie me të mirë të qytetarëve!