Arjen Robben e ka lavduar tej mase ish-trajnerin e tij te Bayern, Pep Guardiolën. Ylli holandez ka thënë se Pep është njeri që e do futbollin çmendurisht.
“Pep Guardiola është i çmendur për futbollin. Një herë më telefonoi në 2 të mëngjesit.
Nuk e dija se cila ishte arsyeja, por u befasova më pas. Ai më telefonoi për të folur për taktikat në futboll” ka thënë Robben.
Futbollisti holandez para pak ditësh ka befasuar me vendimin e tij për tu rikthyer në futbollin aktiv si lojtar i Groningen.