Viti 2022 në nivelin individual ka qenë i mirë për disa nga lojtarët më të mirë të Kombëtares së Shqipërisë, që e kanë rritur vlerën në treg.
Vlera totale e 10 futbollistëve më të shtrenjtë të Kombëtares Shqiptare është 89 milionë euro.
Berat Gjimshiti mban vendin e parë. Mbrojtësi është lojtari i kombëtares që ka vlerën më të lartë në Transfermarkt. Lojtari i italianëve të Atalantës vlerësohet me 20 milionë euro dhe lë pas Marash Kumbullën dhe Armando Brojën.
Të dy vlejnë 18 milionë euro sipas faqes së specializuar për çmimet e futbollistëve. Pesëshja e parë mbyllet nga dy lojtarë të tjerë që aktivizohen në Serie A.
Nedim Bajrami vlerësohet me 10 milionë euro, kurse Elseid Hysaj 7 milionë euro. Katapultim për Endri Çekiçin, pas sezonit të mirë me Konyaspor në Turqi. Mesfushorit i ka shkuar vlerë 5 milionë euro.
Lista:
Berat Gjimshiti
Marash Kumbulla
Armando Broja
Nedim Bajrami
Elseid Hysaj
Endri Çekiçi
Kristjan Asllani
Myrto Uzuni
Giacomo Vironi
Ardian Ismajli