Mposht Ukrainën, Uellsi kualifikohet në Botëror

0
Mposht Ukrainën, Uellsi kualifikohet në Botëror
Gjigandi

Uellsi ka fituar sot 1-0 ndaj Ukrainës dhe ka prerë biletën për në Katar 2022. Për fatin e tyre të keq, ukrainasit luajtën më mirë dhe dominuan ndeshjen, por Uellsi ishte ekipi që ia doli në fund.

Ekipi uellsian, edhe pse luante si vendas, i la shumë hapësira ukrainasve të cilët sulmuan furishëm dhe kërkuan me çdo kusht golin, por u ndalën disa herë nga portieri Henesi.

Në momentin më të mirë të Ukrainës, erdhi edhe një gol që “u preu këmbët”. Një gjuajtje e Bejl në goditje dënimi u devijua nga Jarmolenko në rrjetën e portës së tij.

Më pas, Uellsi u tregua shumë më i kujdesshëm dhe rrezikoi vetëm me kundërsulme, ndërsa Ukraina vazhdoi të shpërdoronte raste të njëpasnjëshme.

Vërshëllima përfundimtare ktheu për herë të dytë në historibUellsin në një Botëror, duke plotësuar numrin e skuadrave europiane në aktivitet.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu