Dy takimet gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës priten të zhvillohen të mërkurën me 17 qershor.
Feronikeli do të jetë nikoqir i Ballkanit, në duelin e shumë pritur, për një vend që siguron plasmanin në finale, shkruan Olle.
Pas takimit të parë, rezultati i ndeshjes qëndron pa gola.
Kurse, në dueln tjetër që zhvillohet në ‘Bajram Aliu’ të Skenderajt, Drenica do të jetë nikoqir i Prishtinës.
Kryeqytetasit nga ky duel kanë epërsinë prej 3:0, ku me gjasë do të jenë finalist të Kupës në këtë edicion.
Dy takimet fillojnë nga ora 16:30.