Situata problematike e krijuar në ekonominë shqiptare si pasojë e pandemisë të Covid19, ka detyruar Bankën e Shqipërisë të ndërmarrë disa masa për të mbështetur ekonominë shqiptare.
Masat e marra kanë synuar zbutjen e efekteve negative në mirëqenien e bizneseve dhe individëve, si dhe krijimin e premisave për një rimëkëmbje sa më të shpejtë të ekonomisë në periudhën vijuese.
Banka e Shqipërisë thotë se ka rritur kapacitetet operacionale për të garantuar furnizimin e pandërprerë të ekonomisë me monedhë dhe kartëmonedhë.
Kjo do të thonë se është hedhur në qarkullim më shumë para cash.
Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se deri në datën 23.4.2020, paraja në qarkullim është rritur me 6.4 miliardë lekë krahasuar me marsin e këtij viti dhe me 9.6 miliardë lekë krahasuar me fundin e vitit 2019.
Në muajin prill 2020, paraja në qarkullim krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur me 5.7 miliardë lekë (6.4 miliardë kundrejt 0.7 miliardë) dhe nga fillimi i vitit është rritur me 9.4 miliardë lekë (9.6 miliardë kundrejt 0.2 miliardë në 2019).
Kjo situatë e ka detyruar Banka e Shqipërisë të ndjek me prioritet procedurat për prodhimin e kartëmonedhave të serisë së re, prerjet 1000 Lekë dhe 10000 Lekë, të cilat do të hidhen në qarkullim brenda këtij viti.