Për pensionistët s’ka para/ Financat: Do shikojmë projektet me mosrealizim

0
Gjigandi

Ministria e Financave po analizon situatën buxhetore për të parë se sa para mund të teprojnë nga projektet që nuk po finalizohen në 2019,për ti riakoluar si shpërblim fund viti për pensionistët dhe familjet në nevojë.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

Ministrja e financave, Anila Denaj tha deri në fillim të dhjetorit do të kemi një përgjigje.
Pothuajse çdo vit, qeveria ka dhënë nga 3 mijë deri në 5 mijë shpërblime fundviti për pensionistët dhe familjet në nevojë. Shuma totale që nevojitet është rreth 3 miliardë lekë pse 30 milionë dollarë.
Qeveria është në një situatë të shtrënguar financiare edhe për shkak të ngadalësimit të ndjeshëm të rritjes ekonomike në gjysmën e parë të vitit. Ndërkohë dhënia e shpërblimit të pensionistëve do të kërkojë një tjetër ndryshim në buxhetin e këtij viti.
Donald Jorgoni

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu