Ja ku do martohet djali i emrit të madh të sportit

0
Gjigandi

Bruklin Bekam, djali i legjendës Dejvid Bekam dhe e dashura e tij Nikola Peltz u fejuan vetëm pak javë më parë. Dhe shumë shpejt po dalin detaje rreth ceremonisë së tyre të martesës që do mbahet vitin e ardhshëm.

Sipas The Sun, ai  dëshiron që të martohet me aktoren 25-vjeçare në një vendpushim mahnitës në Itali. Raportohet se në resorti luksoz ku Bruklin do që të kurorëzojë dashurinë e tij në martesë, një ceremoni mund të kushtojë deri në 3 milionë paund.

“Borgo Egnazia” është resorti ku u martuan edhe Justin Timberlake dhe Jessica Biel në vitin 2012.

Mediat shkruajnë se 21-vjeçari dhe aktorja u konsultuan me Viktoria Bekam për përzgjedhjen e vendit se ku do zhvillonin ceremoninë martesore.

RonaTyra

Bruklin njoftoi fejesën me trashëgimtaren miliardere fundjavën e kaluar. Ai tha se kishte gjetur shpirtin e tij binjak, edhe pse kishin vetëm 9 muaj të lidhur.

Fotografi i bleu të dashurës së tij një unazë fejese me vlerë 350.000 paund.

Babai i Nikola Peltz, menaxheri i fondeve të investimeve dhe nëna e saj Klaudia Hefner, raportohet se janë ofruar për të paguar dasmën. Ata kanë një pasuri me vlerë 1.3 miliardë dollarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu