Ja çfarë kërkojnë francezët

0
Gjigandi

Ja çfarë kërkojnë francezët.

Mauro Ikardi u huazua në merkaton e verës së kaluar nga Interi te PSG-ja, me këtë të fundit që ka të drejtën e blerjes në fund të sezonit për 70 milionë euro.

Në fakt, pavarësisht një sezoni pozitiv, raportimet e mediave të huaja theksonin se sulmuesi argjentinas do të rikthehet në Itali në fund të sezonit, sepse klubi parizien nuk është i bindur për ta blerë.

Mirëpo nuk është i këtij mendimi “Sky Sport” që thotë se PSG-ja dëshiron ta blejë Ikardin, ama do të përpiqet të ulë vlerën e kartonit të tij, gjë e cila konsiderohet si një zhvillim i ri në tratativat midis dy klubeve mbi “çështjen” Ikardi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu