Ja çfarë bën Elon Musk për të kuptuar nëse dikush po e gënjen

0
Gjigandi

Shumë herë është e vështirë të kuptojmë nëse dikush po na gënjen, edhe pse ne do të dëshironim shumë.

Elon Musk ka gjetur mënyrën e tij për të treguar nëse dikush po e gënjen, veçanërisht nëse i intereson historia që po tregon. Miliarderi i famshëm ka një teknikë që, siç e ka treguar në të kaluarën, e aplikon për ata që ka ndërmend të punësojë.

Musk ka zbuluar në Samitin e Qeverisë Botërore 2017 se ai i bën çdo kandidati që interviston të njëjtën pyetje: “Më trego për disa nga problemet më të vështira që ke punuar dhe si i ke zgjidhur ato”.

Më pas, ai shpjegon se: “Njerëzit që në fakt e zgjidhën problemin e dinë saktësisht se si e bënë atë” duke shtuar: “Ata dinë dhe mund të përshkruajnë detajet”.

Teknika e Musk-ut bazohet në faktin se nëse dikush gënjen, zakonisht nuk ka aftësinë të përshkruajë bindshëm një situatë ose diçka që ka përjetuar në të vërtetë dhe sigurisht që nuk mund të përshkruajë siç duhet zgjidhjen e një problemi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu