Arben Derhemi konfirmon rikthimin e ‘Njerëz dhe Fate’

0
Gjigandi

Pak javë pasi publikoi një fotografi me Robert Ndrenikën nëpërmjet së cilës shtoi dyshimet se po rikthehej seriali “Njerëz dhe Fate”, Arben Derhemi ka bërë një tjetër postim që ka nxitur më shumë dyshimet.

Ai ka ndarë një foto me aktorët që luajtën Erën dhe dajën Betim, duke shkruar:” Gjithçka është ok…përgatitjet vazhdojnë”.

“Njerëz dhe fate” telenovela e parë shqiptare, rreth vitit 2002-2003 pasqyronte aktualitetin shqiptar në atë kohë dhe ka vlerë edhe sot të shikohet.

Ajo pasqyronte problemet sociale në atë kohë. 10-seritë e para patën një sukses të madh dhe kjo i detyroi edhe grupin realizues të vazhdonin më tej.

Në epiqendrën e kësaj telenovele është vendosur një familje e zakonshme shqiptare me hallet, vuajtjet dhe problemet e kohës.

Union Contact

Ende nuk dihen detaje të tjera se kur do rifillojë zyrtarisht, kush do jenë aktorët dhe gjërat e tjera, por mesa duket lajmi qenka i vërtetë për rikthimin e serialit më të dashur nga shqiptarët.

“Njerëz dhe fate” telenovela e parë shqiptare, rreth vitit 2002-2003, ka punuar një staf i përzgjedhur e mbase më i miri që mund të gjendej në ambientet e Televizionit Publik.

“Të punosh me dramaturgun më të mirë në Shqipëri, Ruzhdi Pulahën, me drejtor fotografie Astrit Omerin, me teknikun e zërit Kristaq Risto, montazhier Andon Beqari, regjisore të dytë Katerina Çelon, etj sigurisht që ke shpresë te suksesi” – thotë regjisori Ylli Pepo në një intervistë të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu