Ja 3 ushqimet të cilat ulin kolesterolin deri në 40%

0
Gjigandi

Shkaktarët e kolesterolit janë të shumtë e të ndryshëm. Këtu përfshihet ushqyerja e keqe, mungesa e aktivitetit fizik por edhe stresi. Kur kolesteroli është i lartë por niveli i triglicerideve është normal, atëherë stresi është përgjegjës për këtë situatë. Kur niveli i triglicerideve dhe i kolesterolit janë të lartë, atëherë faji i takon sheqernave dhe tiroides. Nëse kolesteroli është i lartë për shkak të stresit, medikamentet kundër kolesterolit nuk janë efikase dhe sekreti në këtë rast qëndron tek ushqyerja.

Sipas ekspertëve, niveli i shëndetshëm i kolesterolit është si më poshtë:
Kolesteroli i plotë duhet të jetë më pak se 200 mg/dl (miligramë për një decilitër gjaku)
Kolesteroli LDU duhet të jetë më pak se 100 mg/dl
Kolesteroli LDL duhet të jetë 40 mg/dl ose pak më i lartë. Ekspertët thonë se kufizimi i sheqerit por edhe përfshirja e tre ushqimeve të caktuara në regjimin tuaj të përditshëm mund të ulë kolesterolin deri në 40%.

Një Gjysmë Mollë e Kuqe Në Ditë
Molla e kuqe ofron antioksidantët më të mirë. Ajo është gjithashtu e pasur me fibër, flavonoidë dhe ushqyes të tjerë. Frutat në përgjithësi kanë një ndikim të fortë tek njerëzit që vuajnë nga niveli i lartë i triglicerideve dhe shkaktojnë dhjamosje të mëlçisë. Për këtë shkak, ekspertët rekomandojnë që të konsumoni vetëm një gjysmë molle të kuqe në ditë kundër kolesterolit.

Treçerek Filxhani Me Copa Panxhari
Fibra tek panxhari është e domosdoshme për mbajtjen nën kontroll të kolesterolit dhe shëndetit të zemrës, pavarësisht nivelit të triglicerideve. Panxhari përmban shumë fibër dhe ushqyes të rëndësishëm që ndihmojnë zemrën, mëlçinë dhe trurin.

1 Karrotë Mesatare
Karrotat janë të shkëlqyera për zemrën dhe për sistemin tretës. Ato janë të pasura me fibër, beta karoten, antioksidantë, vitamina dhe minerale. Karrota e përmasave mesatare përputhet më së miri me gjysmën e mollës dhe copat e panxharit duke ofruar kurën ideale me tre përbërës kundë kolesterolit të lartë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu