Itali/ Trafik droge dhe pastrim parash; në pranga 21 persona, mes tyre 2 shqiptarë (Emrat)

0
Gjigandi

Dy shqiptarë janë mes 21 personave të arrestuar në Itali ditën e sotme. Media italiane Cataniatoday shkruan se autoritetet italiane bërë të mundur arrestimin e këtyre personave të përfshirë në trafikun e drogës dhe pastrim parash, pas një operacioni që ka zgjatur rreth 2 vite.

Midis të arrestuarave janë shqiptarët Ardian Qarri, i cili konsiderohet si pjesë kyçe e bandës së drogës dhe Erion Keci, i njohur ndryshe si “Johny”. Ky i fundit kishte rolin e mirëmbajtjes së plantacionit si dhe kryerjes së funksioneve të kujdestarit dhe vëzhguesit. Operacioni u zhvillua në provincat e Katanias, Sirakuzës, Trapanit dhe Palermos, ku u gjetën dhe u sekuestruan 435 kg lëndë të ndryshme narkotike dhe 11 mijë bimë kanabisi.

Të 21 personat e arrestuar akuzohen për trafik të organizuar droge, posedim dhe tregtim droge, pastrim parash dhe mbajtje të municioneve në plantacion. Po ashtu u konfiskuan 11 aktivitete ekonomike, 13 pasuri të paluajtshme, ku përfshihen 7 ndërtesa dhe 6 toka në Etna si dhe 50 depozitime financiare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu