Ishte shpallur në kërkim kombëtar për vjedhje, arrestohet i riu në Pukë

0
Gjigandi

Një 27-vjeçar është arrestuar në Pukë pasi ishte i shpallur për vjedhje me dhunë.

Shtetasi me iniciale V.N., ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me vendimin e datës 09.07.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

I riu kishte grabitur në një banesë shumën prej 1 milion lekë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Harresa”.

RonaTyra

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për vjedhjen me dhunë, të një sasie parash, në një banesë.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, në vijim të punës për kapjen e autorëve të ngjarjes së ndodhur më datë 20.08.2020, në fshatin Kqirë, Pukë, ku dyshohet se, në banesën e një shtetaseje të moshuar, u vodh me dhunë një shumë parash, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Harresa”.

Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u ndalua shtetasi V. N., 27 vjeç, banues në fshatin Naraç, Vau i Dejës, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me vendimin e datës 09.07.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin M. N. (i shpallur në kërkim), më datë 20.08.2020, gjatë natës, në lagjen “Kishagji”, në fshatin Kqirë, Pukë, kanë hapur me forcë derën e banesës së shtetases M. N., 80 vjeçe, të cilën e kanë goditur dhe më pas kanë marrë shumën 100.000 lekë të rinj, në këtë banesë. Vijon puna për kapjen e shtetasit M. N. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu