Rihanna thuhet se ka qenë e ‘stresuar’ që kur i dashuri i saj, ASAP Rocky, u arrestua në aeroportin e Los Angeles të mërkurën.
Çifti po kthehej nga pushimet në Barbados kur Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, u arrestua nën dyshimin për sulm me një armë nëntorin e kaluar.
Reperi u lirua me kusht duke dhënë 550,000 dollarë, por festa për ardhjen në jetë të foshnjës së tyre u anulua.
Rihanna dhe ASAP Rocky (Foto: Getty Images)
The Sun raportoi se krijuesja e hitit “Umbrella” ishte dëshmitare e arrestimit të Rockyt dhe ajo ka ‘qarë pa pushim’ që nga incidenti.
“Ajo është shtatzënë dhe këto janë akuza shumë të rënda, është një skenar makthi për të”, tha një burim i brendshëm në media.
“Ishte menduar të bëhej Baby Shower për fëmijën e Rihannas në Los Angeles të mërkurën mbrëma, por ata duhej të anulonin”, thuhet më tej.
Rihanna dhe ASAP Rocky (Foto: Getty Images)
“Rihanna ishte shumë, shumë e mërzitur dhe e stresuar nga arrestimi i Rockyt”, vazhdoi burimi. “Nuk është koha më e mirë që ajo të jetë në një gjendje kaq emocionale”.
Sipas disa raportimeve, policia e kishte mbajtur nën vëzhgim yllin e muzikës hip-hop për muaj të tërë.
Rihanna dhe ASAP së shpejti do bëhen prindër për herë të parë, por akoma nuk kanë zbuluar gjininë e foshnjës.
/abc24.al/