Ishte afër Flamurtarit, por…

0
Gjigandi

Tefik Osmani në një prononcim të dhënë së fundmi ka zbuluar se ishte afër kalimit te Flamurtari, por duke u futur në bisedë me Sinan Idrizin, ky i fundit tregoi se gjithçka e prishi Muzaka që ndërhyri në marrëveshje.

Gjithashtu Osmani u shpreh se te Tirana ka më shumë presion, duke treguar edhe arsyen e largimit nga Skënderbeu.

“Me Flamurtarin isha shumë afër para një viti. Më bëhet qejfi që Idrizi paska një bibliotekë nga pas, por nëse do kishte një mjekër do dukej si kryeministri.

Ne jemi në vend të parë dhe ne na interesohen edhe nëse mbyllet kampionati. Futbolli nuk është aq i rrezikshëm pasi kemi parë njerëz që dalin jashtë. Hapen fasoneri dhe nuk lejohet futbolli e unë mendoj se nuk ka kaq rrezik për ne futbollistët. Ne jemi sportista dhe nuk dimë të bëjmë presion dhe mendoj se shumë shpejt do të merret një vendim që do të nisë kampionati. Unë kam besim që në fillim të qershorit do të luajmë në fushë.

Partizani apo Tirana? Te Partizani nuk ishte kaq shumë presion sa te Tirana. Unë kam pasur fat të kem president Refik Halilin pa harruar edhe Albert Xhanin. Ky momenti tani është sikur na kanë rënë infarkt. Sportisët u bie dy herë infarkt, njëherë kur lë futbollin dhe njëherë kur na e jep zoti, kjo tani është një para infarkt. Te Tirana do pranoja çdo post që do më jepte presidenti Halili.

RonaTyra

Te Skënderbeu kemi arritur gjëra që dua t’i bëjë tani me Tiranën. Unë kudo ku kam shkuar ia kam kaluar mirë. Pas dënimit të Skënderbeut, unë i kërkova presidentit të Skënderbeut, të merrnim një rrogë për 4 muaj dhe më pas erdhi largimi.

Presidenti më dorëlëshuar? Mua të gjithë më kanë ndihmuar, por Halili më ka dhënë dy apartamente.”, u shpreh Osmani për “Supersport”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu