Ishin shpallur në kërkim, arrestohen dy persona në Elbasan

0
Ishin shpallur në kërkim, arrestohen dy persona në Elbasan
Gjigandi

Policia e Elbasanit ka arrestuar ditën e sotme dy persona, të cilët ishin të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit të koduar ‘Premtimi’.

Pas shkëmbimit të informacionit, shërbimet e DVP Durrës bënë të mundur kapjen e shtetasve A. Ç., 21 vjeç, dhe D. H., 23 vjeç, të dy banues në Durrës, për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Premtimi”, të zhvilluar nga DVP Elbasan në nëntor të vitit 2020, pasi së bashku me shtetasin E. Ç., i cili është arrestuar në flagrancë gjatë operacionit, po transportonin 12 emigrantë, nga Korça në drejtim të Shkodrës, kundrejt fitimit 100 euro për person, me qëllim kalimin në mënyrë të paligjshme të kufirit në drejtim të Malit të Zi.

Gjatë operacionit, në nëntor të vitit 2020, të dy shtetasit A. Ç. dhe D. H., braktisën mjetin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan dhe mundën të largoheshin ndërsa shtetasi E. Ç. u arrestua në flagrancë.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu