Ish-trajneri i Brazilit dhe Real Madridit Vanderlei Luksemburgo ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
68-vjeçari brazilian zbuloi lajmin në rrjetet sociale duke pranuar se është asimptomatik dhe se po vëzhgohet nga mjekët.
“Rezultova pozitiv me Covid-19. Jam izoluar në shtëpinë time, jam asimptomatik dhe jam mirë. Nuk kam dhimbje dhe jam nën kujdesin e doktorëve”, tha ai.
Luksemburgo ka drejtuar në karrierë shumë skuadra braziliane. Pas Botërorit 1998, ai komandoi Brazilin në fitoren e Kupës së Amerikës në vitin 1999.
Luksemburgo stërviti dhe Real Madridin në vitin 2005-2006, vit i përfundimit të epokës së “Galaktikëve”.