Ish-shefi ekzekutiv i Manchester United, Peter Kenyon ka sqaruar politikat e transferimeve që kanë ndodhur në vitin 2003.
Gjatë atij afati të famshëm transferimesh, David Beckham u larguar nga Old Traffordi në drejtim të Real Madridit, duke u zëvendësuar nga Cristiano Ronaldo.
Nga ajo kohë, portugezi filloi të bëhej lojtari më i mirë në botë në pozitën e tij, por gjërat do të ishin më ndryshe nëse Unitedi do të vendoste të transferonte Ronaldinhon nga Paris Saint-Germain.
Kenyon ka zbuluar se ai kishte tentuar shumë që të transferonte legjendën braziliane, por kërkesa financiare nga klubi francez ishte e lartë dhe skuadra angleze vendoi të shkonte për Ronaldon.
“Ne tentuam shumë që të transferonim Ronaldinhon, por kërkesa e PSG-s ishte tejet e lartë dhe ishin në pyetje shumë para për atë kohë”, ka thënë ai për Daily Telegraph.
“Duke transferuar një lojtar për atë shumë të lartë, nuk ishte e mirë për Unitedin. Ne kishim mjetet financiare, mirëpo do të ishte imazh i keq për klubin”.
“Në atë rast, doli të ishte të jetë vendim i mirë – pasi ne transferuar lojtarin më të mirë në botë, Cristianon”, ka shtuar më tej Kenyon.
Ronaldo në vitin 2009 u largua në United në drejtim të Real Madridit, aty ku fitoi edhe më shumë trofe dhe katër Topa të Artë.