Joseph DeAngelo, i njohur ndryshe si “Vrasësi i Kalifornisë” ka pranuar 13 vrasje në një marrëveshje me prokurorët për t’i shpëtuar dënimit me vdekje.
DeAngelo ka qenë polic në Kaliforni gjatë kohës së krimeve të tij në vitet 1970-të e 80-të, është arrestuar në vitin 2018 pas zbulimit të ADN-së së tij në një faqe interneti gjenealogjie.
Seanca gjyqësore në Sacramento u zhvillua në një sallë vallëzimi universiteti në mënyrë që të merrnin pjesë familjarët e viktimave.
Ai ka pranuar gjithashtu disa përdhunime, grabitje dhe krime të tjera.
74 vjeçari DeAngelo, pritet të dënohet me burgim të përjetshëm në seancën e dytë ku do të dëgjohen dëshmitë e viktimave.
Dënimi i tij është kulminimi i hetimit që datonte prej vitit 1970-të dhe kanë tërhequr vëmendje globale.
Burimi: top-channel.tv