Ish-partnerja, Kate Moss merr pjesë në koncertin e Johnny Depp në Londër

0
Ish-partnerja, Kate Moss merr pjesë në koncertin e Johnny Depp në Londër
Gjigandi

Modelja Kate Moss mori pjesë në koncertin ‘rock’ të Johnny Depp të martën në Londër, teksa është në pritje të një vendimi në padinë e tij prej 50 milionë dollarësh kundër ish-bashkëshortes, Amber Heard.

Ishte performanca e tretë e Depp së bashku me kitaristin legjendar Jeff Beck, dhe ai ftoi Moss si të ftuarën e tij speciale.

Fotografitë e postuara në internet tregojnë Depp në skenën e Royal Albert Hall të martën – një ditë pasi mori një ovacion në këmbë në të njëjtin vend.

Foto: Getty Images

RonaTyra

Ndërkohë, në ShBA ka përfunduar dita e dytë e diskutimeve në çështjen e Depp kundër Heard.

Moss, e cila ishte në lidhje me Deppin në vitet 1990, dëshmoi në gjyq duke treguar se aktori nuk ka qenë asnjëherë i dhunshëm ndaj saj, pasi biondja deklaroi se dikur e kishte shtyrë ikonën e modës poshtë shkallëve.

Pas argumenteve përfundimtare, Johnny u nis për në Angli duke iu rikthyer normalitetit.

Foto: Getty Images

I njëjti paditi aktoren amerikane për një shkrim të bërë në

Washington Post

pasi pretendoi se ishte viktimë e dhunës në familje.

Heard në anën tjetër ka qëndruar në zonën e DC dhe planifikon të jetë e pranishme për vendimin, tha një burim i afërt me ekipin e saj për

Fox News Digital

.

Pritet në vazhdim që të merret një vendim për gjyqin e dyshes së famshme.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu