Ish-partnerja e Stresit, Keisi: Jemi ende të martuar, komunikojmë shumë mirë me njëri-tjetrin

0
Ish-partnerja e Stresit, Keisi: Jemi ende të martuar, komunikojmë shumë mirë me njëri-tjetrin
Gjigandi

Reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj – Stresi dhe ish-partnerja e tij, Keisi, prej vitesh kanë qenë shumë të diskutuar në shtypin rozë.

Ndarja e tyre po ashtu bëri bujë të madhe me deklaratat e veprimet ndaj njëri-tjetrit, megjithëse u përfol edhe për disa ribashkime të tyre të mundshme.

Sidoqoftë ish-e dashura e artistit, me të cilën është e martuar ligjërisht, së fundmi në “Goca dhe Gra” ka folur më shumë për këtë pjesë, teksa ka treguar se si qëndron në të vërtetë raporti i dyshes së njohur.

Keisi (Foto: YouTube)

RonaTyra

“Ne jemi ndarë nga njëri-tjetri. Por, jemi të martuar me dokumente. Duhet bërë divorci, por ka qenë unë duhet të vij për ta bërë, nuk kemi qenë asnjëri në Shqipëri, tani që ai është kthyer varet me gjyqet procedurat e gjërat e tilla. Por, është diçka që nuk e kemi marrë me urgjencë, ne komunikojmë shumë mirë me njëri-tjetrin”, ka thënë ajo.

“Mendoj që unë kur e kam njohur kam qenë 19-vjeçe. Kam qenë shumë e vogël nuk e kam njohur jetën publike, kur e kam njohur Arkimedin nuk e dija që është i famshëm sepse kur kam pas parë këngën e parë, nuk e kam parë që është i njëjti njëri në videoklip që unë kam në lagje”, shtoi më tej Keisi.

Nga ana tjetër, edhe Stresi në shuma prej intervistave ka theksuar se gëzon një marrëdhënie të mirë me ish-partneren, pavarësisht ndarjes së tyre.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu