Ish-e fejuara Jennifer Grey pohon se Depp ishte jashtëzakonisht xheloz dhe paranoik

0
Ish-e fejuara Jennifer Grey pohon se Depp ishte jashtëzakonisht xheloz dhe paranoik
Gjigandi

Ylli i filmit “Dirty Dancing”, Jennifer Grey, ka kujtuar marrëdhënien turbulente me ish-të fejuarin Johnny Depp.

Në memoaret me titull “Out of the Corner”, ajo ka rrëfyer se menaxheri i saj e kishte njoftuar me hamshorin hollivudian në vitin 1989, ndërsa ai i kishte propozuar martesë pas dy javësh.

“Johnny vinte çdo javë në Vancouver. Megjithatë, ai hynte në telashe gjithnjë e më shpesh: zihej nëpër lokale, kishte përplasje me policinë.”, ka shkruar aktorja.

Asokohe aktori kishte filluar t’i humbte fluturimet për në Los Angeles për shkak të gjumit të tepërt, gjë që i shkaktoi edhe probleme biznesi.

“Around the time I got the role of Edward {Scissorhands], my engagement to Jennifer [Grey] ended amicably. Jennifer was looking for a stable relationship, & I had started to spiral out of control career wise, so we decided to go our separate ways.” #JohnnyDepp pic.twitter.com/oKwpPipBsE

RonaTyra

– The Right Side of the Roaring Rapids (@roaringrapids22) December 31, 2021

“Ishte jashtëzakonisht xheloz dhe paranoik, sepse mendonte se po e tradhtoja. Mendova se sjellja e tij e pafytyrë ishte rezultat i problemeve me xhirimet e serialit ’21 Jump Street’. Ai donte të largohej nga projekti, por nuk ishte e mundur”, ka shpjeguar Grey.

Jennifer ka pohuar se e ndërpreu fejesën pak para ditëlindjes së 29-të, pasi ai nuk i përgjigjej telefonatave të saj.

Kujtojmë që Depp është kryetemë në Hollywood për shkak të një tjetër procesi gjyqësor me ish-bashkëshorten Amber Heard, të cilën e ka paditur për shpifje. /

abc24.al

/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu