Iran, 203 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

0
Gjigandi

Në Iran 203 njerëz kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 13.032.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, njoftoi se në 24 orët e kaluara, në vend janë regjistruar 2.349 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve më tani ka arritur në 259.652.
Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 222.539 persona, ndërkohë që 3.375 pacientë janë në gjendje kritike.
Ajo njoftoi se deri më tani në Iran janë kryer 1.997.967 teste.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu