Intervistuesi e thumbon me një pyetje Mourinhon

0
Gjigandi

Në ditën e kujtimit të 22 majit 2010, asaj date historike për ngjyrat zikaltër, Zhoze Murinjo, trajneri i asaj skuadre, ka folur edhe për “Sky Sport”. “Falënderoj futbollistët e mi, pa ta nuk do të isha këtu me ju tani. Disa momente në jetë janë të paharrueshme dhe ky është një prej tyre.

Raporti që kam me lojtarët, me Moratin dhe me gjithë ata që kanë punuar, është i pabesueshëm dhe ky është aspekti më i rëndësishëm. Rezultatet e bëjnë historinë. Ndonjëherë mund të zhvillohet një punë fantastike, por pa rezultat nuk ka histori të vërtetë. Ajo që kemi bërë me atë skuadër shkon përtej medaljeve, kupave. Jemi një familje 10 vite më pas, jemi miq përgjithmonë, ky fakt më shënon thellësisht”.

Intervistuesi e thumbon edhe me një pyetje: “Pas 2010-ës Interi dhe Murinjo nuk e kanë fituar më Champions-in. Kush do ta fitojë i pari?” Mou e ka përgjigjen gati: “Është e vështirë të thuhet, nuk është e lehtë të fitosh Champions-in.

Të shohim: unë ndodhem në një skuadër që nuk ka fituar kurrë dhe nuk e ka kulturën e fitores, përpara se të fitojmë në Europë duhet të fitojmë në Angli; ndërsa Interi ka vetëm një Kupë Italie në 10 vite dhe kjo është diçka e papranueshme për një tifoz. Megjithatë, nga mënyra se si po punojnë, nga investimet, mund të them se nuk do të ishte surprizë nëse fitonin në Itali dhe Europë”, përfundoi “Speciali”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu