Policia e Tiranës në bashkëpunim me Interpol Tiranën, zbuloi dhe arrestoi në zonën e Yrshekut në Kashar, një 54-vjeçar shqiptar me banim në Tiranë.
I arrestuari me iniciale M. P ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano, Itali e kishte dënuar me 13 vite e gjysëm burg për “Trafik të lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”.
Tashmë, Interpol Tirana dhe Interpol Roma po vijon procedurat për ekstradimin e tij në Italisë.