Napoli është shumë afër Victor Osimhen, sulmuesi i Lille që kërkohet nga gjysma e Europës.
Tani, papritur, duket se Inter është vënë në lëvizje për lojtarin. Sipas Le10Sport, zikaltrit mësohet të kenë bërë një ofertë prej 80 milionë eurosh.
Një shifër sigurisht e rëndësishme, por që mund të mos mjaftojë për të prishur planet e Napoli-t, që po punon prej kohësh për këtë operacion.
Gjithsesi, askush nuk mund të parashikojë atë që mund të ndodhë.