Inter ka propozuar një ofertë për Edinson Cavani.
Antonio Conte është i vendosur të ketë edhe një sulmues te skuadra e Inter, dhe këtë synim do ta finalizojë në merkaton e verës.
Sipas ‘L’Equipe’, Inter i ka propozuar Cavanit një kontratë tri vjeçare, dhe tashmë prijnë garën për kartonin e lojtarit.
Kjo është paksa e çuditshme, duke pasur parasysh se Cavani mbush 36 vite gjatë sezonit të ardhshëm, dhe në tri vite ai do të jetë duke ngadalësuar.
Lojtari do të jetë i lirë në fund të këtij sezoni, pasi kontrata e tij me PSG do të skadojë.
Interesim për uruguaianin kanë shfaqur edhe skuadrat e Newcastle United, Atletico Madrid e Man United.