Inter është skuadra e radhës që është futur në garë për Dembele.
‘Zikaltrit’ po synojnë të përforcojnë edhe më shumë repartin e sulmit, dhe tashmë në listën e tyre është anëtari i Lyon, Moussa Dembele.
‘Corriere dello Sport’ raporton se Inter kanë shfaqur interesim së fundmi për anëtarin e Lyon.
Skuadrat e interesuara për lojtarin janë edhe Manchester United e Chelsea.
Dembele mund të konsiderohet edhe si zëvendësues i Lautaro Martinez, në rast se ky i fundit largohet në drejtim të Barcelonës.
Mbetet të shihet se si do të shkojë merkatoja për skuadrën e Inter dhe nëse synimet e tyre do të përmbushen.