Inter dhe Juventus mund të kenë një tjetër sfidë mes vete, kësaj here në tregun e transferimeve.
Tuttosport raporton se gjigantët e Serie A kanë nisur një betejë për nënshkrimin e talentit të Romës, Nicolo Zaniolo.
Roma është e hapur të shesë 21 vjeçarin, i cili gjithashtu përfaqëson Italinë në nivelin më të lartë kombëtar, por nuk do të pranojë largimin e tij në asnjë çmim më të ulët se 50 milionë euro.
Tani u mbetet të dy skuadrave të provojnë mundësitë e tyre.
Kujtojmë se Zaniolo në të kaluarën ka qenë pjesë e Interit, por ‘Zikaltërit’ kishin përfshirë atë në marrëveshjen për transferimin e Radja Nainngolan nga Roma në vitin 2018.