Inter-Barcelona, projektohet këmbimi i papritur

0
Gjigandi

Inter mund të rihapë negociatat me Barcelona-n për të realizuar një operacion të bujshëm.

Emri i Lautaro Martinez kthehet të ngacmojë drejtuesit blaugrana, veçanërisht për shkak të situatës së krijuar me Griemzann. Dhe është pikërisht francezi, sipas La Repybblica, që mund të përfshihet në negociatat për Demin.

Më 7 korrik do të skadojë klauzola 111 milionë euro për lirimin e lojtarin nga kontrata me Inter-in dhe katalanasit, falë një fondi, mund t’i kenë gati paratë për ta marrë menjëherë Lautaro-n.

Megjithatë, frenat e La Liga-s për Fair Play-n Financiar janë të qarta dhe kjo shkon në favor të Inter-it. Zikaltrit nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga sulmuesi i tyre, por mund të studiojnë një operacion më të komplikuar që do të përfshinte edhe kampionin e botës me Francën.

Merkato do të hapet zyrtarisht vetëm në fillimin e shtatorit dhe deri atëherë gjithçka mund të ndodhë. Griezmann mund të përfshihet në operacion nga spanjollët për të arritur te Lautaro Martinez dhe, duke parë krisjen e lojtarit me Setien, hipoteza e një lamtumire nuk është e pamundur.

RonaTyra

Gjithsesi, në fillim duhet mbyllur sezoni. Kampionat, kupa dhe objektiva të ndryshme për dy klubet, por një qëllim që mund të jetë i përbashkët me një operacion shumë të ngjashëm me atë që ka dërguar Arthur tek Juventus-i dhe Pjanic te Barça.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu