Kosova është në mesin e vendeve më të prekura nga COVID-19 në ditët e fundit.
Veç sot (e diel), nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë janë njoftuar 220 raste të reja me COVID-19, ndërsa janë regjistruar tetë vdekje.
Por, kjo situatë e rënduar me COVID-19 në Kosovë, nuk i ka penguar tifozët e Dritës, Intelektualët, që në numër të madh të udhëtojnë për në Therandë.
Ata në qendër të qytetit të Thernadës janë mbledhur për të festuar triumfin e Dritës në Superligën e Kosovës, duke mos respektuar as distancimin social, e as vendosjen e maskave.
Është për t’u çuditur se si ende nuk ka ndërhyrje të policisë, që lejojnë rrezikimin e shëndetit të qytetarëve me mbledhjen masive të tifozëve.